Josa pas humbjes: Duhej të tregoheshim më të kujdesshëm

Futboll

Josa pas humbjes: Duhej të tregoheshim më të kujdesshëm

Më: 1 mars 2024 Në ora: 16:06
Mirel Josa

Laçi u mposht në shtëpi nga Skënderbeu me rezultatin minimal 0-1.

Pas sfidës foli edhe trajneri i kurbinasve, Mirel Josa.

“Rastet e krijuara janë evazive.

Nuk mund të mendoj që Skënderbeu është më i mirë se ne, por gjendja e tyre është më e mirë.

Silva është lojtar bazë e jona, në momentin që e kishim të pamundur aktivizimin e tij, kjo ishte zgjidhja jonë, por në ato momente duhet të ishim më të kujdesshëm duhet të ishim më individual, dhe kjo solli humbjen e sfidës.  

Kishim problem në goditjen e zonave boshe nga dy lojtarë në qendër të fushës.

Gatishmëria për të dalë përpara portës, duhet të kishim qenë më të qetë. Ne do shkojmë të luajmë futboll në Rrogozhinë, duhet të shohim sot mundësitë tonë dhe freskinë e skuadrës deri ditën e martë”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat