Dier do t’i bashkohet Bayernit në formë të përhershme

Futboll

Dier do t’i bashkohet Bayernit në formë të përhershme

Më: 1 mars 2024 Në ora: 16:55
Eric Dier

Bayern Munihu raportohet se është i vendosur të bëjë të përhershëm transferimin e Eric Dier.

Mbrojtësi iu bashkua gjigantit gjerman në formë huazimi nga Tottenham Hotspur në janar të këtij viti.

Marrëveshja e huzimit vlen deri në fund të sezonit.

Por, ai do të vazhdojë qëndrimin në “Allianz Arena” edhe për më gjatë, raporton “The Athletic”.

Brenda marrëveshjes fillestare të huazimit, kishte disa detyrime për t’u përmbushur që do të shkaktonin lëvizjen e përhershme, këto tani thuhet se janë përmbushur.

Kësisoj, Dier do t’i jep fund një lidhjeje 10-vjeçare me Tottenhamin. Kontrata e tij me londinezët skadon më 30 qershor, andaj ai te kampionët në fuqi të Gjermanisë do të kalojë si lojtar i lirë.

Spurs kanë përfituar 4 milionë euro nga huazimi i tij te Bayern Munichi.

Që kur iu bashkua “Bavarezëve”, anglezi ka regjistruar gjashtë paraqitje deri tash.

30-vjeçari është në garë me Kim Min-Jae, Dayot Upamecano dhe Matthijs de Ligt, për një vend në formacionin e titullarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat