Daja: Fituam në një fushë të vështirë

Futboll

Daja: Fituam në një fushë të vështirë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 16:11
Ilir Daja

Ballkani është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Dukagjinin e Klinës në udhëtim me rezultat 1:2.

Meriton Korenica dhe Nazmi Gripshi realizuan golat për kampionin në fuqi të Kosovës që vazhdon të jetë lider në Albi Mall Superligë.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mbetur i kënaqur me tre pikët e fituara në Klinë, derisa thotë se duhet t’i përmirësojnë disa gabime.

“E nisëm me gol në fillim dhe bëmë mirë, por në fund fare, ashtu siç po na ndodh në periudhën e fundit, edhe kur jemi në epërsi bëjmë gabime të tilla”.

“Ende nuk jemi të qetë në aspektin psikologjik. Fitorja na bën mirë në këtë aspekt dhe duhet të përmirësojmë disa gabime. Më vjen mirë për Korenicën që shënoi”.

“Fituam në një fushë të vështirë dhe ky trepikësh na jep qetësi në vazhdim.

Kemi pasur disa lëndime e mungesa të cilët po kthehen në formën më të mirë”.

“Ngadalë po kthehemi në maksimumin tonë sepse kur mungojnë disa titullarë, normalisht se ka probleme”, ka thënë trajner Daja për “ArtMotion” pas fitores ndaj Dukagjinit në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat