Cikalleshi rikthehet te goli me Konyaspor

Futboll

Cikalleshi rikthehet te goli me Konyaspor

Më: 3 mars 2024 Në ora: 12:08
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi është rikthyer të gjejë rrugën e rrjetës në Superligën turke teksa shënoi për Konyaspor në ndeshjen ndaj Pendikspor në transfertë.

Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një penallti, duke e shndërruar atë në gol në minutën e 12.

Ky ishte goli i parë për kavajasin sa i takon vitit 2024, ndërsa nëse shohim statistikat sezonale, atëherë ky ishte goli i nëntë.

Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Konyaspor në repartin ofensiv ndërsa vlen të theksohet se në skuadrën e Pendikspor bën pjesë Endri Çekiçi, që këtë ndeshje e ka nisur nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat