Prishtina fundos edhe më shumë Lirinë

Futboll

Prishtina fundos edhe më shumë Lirinë

Nga: K. G. Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:50
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka arkëtuar tre pikë në duel me Lirinë, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj rivalit të vjetër, Lirisë.

Golat për Prishtinën i realizuan Muja (61’), Uka (69’) e Kryeziu (87’).

Në minutën e 90+5, Aldi Gjumsi nga rreth 25 metra shënoi eurogol për Lirinë.  

Prishtina renditet në vend të pestë me 34 pikë e Liria është në fund me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat