Spektakël në “Etihad”, Siti përmbys Junajtid në derbin e Mançesterit dhe i afrohet Liverpulit në krye

Futboll

Spektakël në “Etihad”, Siti përmbys Junajtid në derbin e Mançesterit dhe i afrohet Liverpulit në krye

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Sfida nisi mjaft mirë për “djajtë e kuq” të cilët kaluan në avantazh falë një supergoli të Markus Rashford në minutën e 8’ të takimit.

“Qytetarët” u përpoqën me të gjitha mënyrat për të barazuar dhe kjo gjë u bë e mundur vetëm nga një tjetër supergol, kësaj radhe nga Foden në pjesën e dytë të takimit.

Ishte sërish ylli anglez që shënoi dhe golin e përmbysjes në minutën e 80’, ndërsa kishte dhe festë për Haland që vulosi fitoren e skuadrës së Guardiolës.

Kështu Mançester Siti vazhdon të jetë në vendin e dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpuli kryesues. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid duket se është larg zonës Champions, duke vazhduar në vendin e gjashtë me 44 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat