Konfirmohet se ndeshja e javës së kaluar në Kosovë, po hetohet nga prokuroria

Futboll

Konfirmohet se ndeshja e javës së kaluar në Kosovë, po hetohet nga prokuroria

Më: 3 mars 2024 Në ora: 23:34
Besim Kelmendi

Para pak ditësh, respektivisht në javën që lamë pas, në futbollin e Kosovës është zhvilluar një ndeshje kampionale e cila dyshohet të ketë qenë e kurdisur.

“Në javën e kaluar e kemi rastin e fundit që dyshohet për kurdisje që e kemi dërguar në prokurorinë kompetente”, ka deklaruar për “Favorit” prokurori Besim Kelmendi, i cili është edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit.

Njëherësh, Kelmendi është edhe kryesues i Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Tash për tash, mbetet e paqartë se për cilën ndeshje bëhet fjalë, ose cilës kategori i përket, pasi prokurori Kelmendi ka thënë se nuk mund të japë detaje, pasi ato mund ta dëmtojnë procesin e hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat