Talenti i Bolonjës tani miliona

Futboll

Talenti i Bolonjës tani miliona

Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:08
Joshua Zirkzee

Të gjithë janë të çmendur pas Joshua Zirkzee.

Merkato rreth sulmuesit holandez ndizet dhe të dielën me golin e shënuar ndaj Atalantës ai çoi në dy shifra numrin e golave të shënuar këtë sezon.

Mënyra më e mirë për të festuar thirrjen e radhës nga kombëtarja e Holandës. Dhjetë golat në kampionat si kartë prezantimi për të tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha. Sidomos ata në Premier League që kanë filluar ta mbajnë nën vëzhgim.

Bolonja po fërkon duart, sepse e di se ka një fitim shumë të madh në duar. I paguar vetëm 8.5 milionë dy vjet më parë, Zirkzee tani vlen rreth 60 milionë.

Edhe Bayerni i Mynihut krenohet me lojtarin, pasi zotëron 50% të kartonit në rast rishitjeje.

Për më tepër, gjermanët mund ta rimarrin atë duke i paguar 40 milionë klubit italian. Natyrisht duhet edhe miratimi i Joshuas, i cili për momentin nuk duket aq i tërhequr nga mundësia e kthimit në Gjermani.

Për të ardhmen e tij ai sheh më shumë Premier League ose një ekip të madh të Serisë A. Dhe këtu nuk mungojnë kërkuesit: Milani e vëzhgon që nga tetori me drejtorin Moncada, i cili tashmë ka qenë dy herë në Dall'Ara për ta ndjekur live.

Kujdes edhe për Napolin që do të ketë shumë para për të investuar nga shitja e mundshme e Osimhenit (Chelsea dhe PSG e duan atë). Pa harruar mentorin e tij Thiago Motta, i cili me kënaqësi do ta merrte me vete në aventurën e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat