Tërhiqen trajnerët që e lartësuan Dinamon e Ferizajt 

Futboll

Tërhiqen trajnerët që e lartësuan Dinamon e Ferizajt 

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:38
Burim Çerkini dhe Fatos Ademi

Burim Çerkini dhe Fatos Ademi tërhiqen nga Dinamo e Ferizajt.

Dy trajnerë që i dhanë shpirt lojës së ekipit, që për dy vite rresht e ngritën në dy rangje më lartë.

Kampion vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A dhe aktualisht ky ekip është në pozitën e dytë me 31 pikë, një më pak se lideri Suhareka.  

Tërhiqen trajnerët që e lartësuan Dinamon e Ferizajt.

Çerkini dhe Ademi i dhanë identitet lojës së Dinamos!

Sot janë tërhequr edhe zyrtarisht nga ekipi që po e çon një Kosovë në këmbë e aq me tepër me një emër Dinamo, që shumëkujt ia kujton Dinamon e Zagrebit për faktin i kanë edhe ngjyrat e fanellës identike.  

“Me këtë postim ju njoftojmë për ndërprerjen e bashkëpunimit nga FC Dinamo.

Pas një periudhe reflektimi dhe vlerësimi të thellë, kemi marrë vendimin për të ndërprerë marrëdhënien tonë profesionale me klubin.

Dëshirojmë të falënderojmë stafin  dhe lojtarët për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë kësaj kohe.

Gjithashtu, ju dëshirojmë sukses të madh në të ardhmen dhe ju inkurajojmë të vazhdoni të punoni fort drejt qëllimeve tuaja”, njoftojnë Burim Çerkini dhe Fatos Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat