Montenegro: Na shërben për kampionatin

Futboll

Montenegro: Na shërben për kampionatin

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:11
Jurguens Montenegro - majtas

Jurguens Montenegro po arrin të përfshihet më së miri në skemat e Edlir Tetovës te Egnatia dhe të lërë shenjë me golat e tij. Sulmuesi nga Kosta Rika shënoi dy të tillë në fitoren 3-1 ndaj Laçit, që shtyu rrogozhinasit drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

“Jam i lumtur për fitoren. Mendoj se është e rëndësishme për Kupën dhe për të na dhënë besim për kampionatin.

Mendoj se na jep besim që të mund të vazhdojmë me trepikëshat. Jemi në një moment ku është e rëndësishme të mbajmë vendin e parë dhe pastaj të fitojmë.

Ibrahimoglu, por edhe Spahiu apo Zejnullai, të gjithë shokët që kam janë të një cilësie të lartë dhe kjo të jep besim. Gjithashtu edhe profesori që më aktivizon. Pak nga pak, jo vetëm se sot kam shënuar, por edhe nga ndeshjet e mëparshme, po bëjmë gjithnjë e më mirë, por nuk erdhën golat. Tani t’i gëzohemi kësaj fitoreje.

Rivali më i fortë? Unë kam pak kohë që ndjek futbollin shqiptar.

Për historinë mendoj se është Partizani, por janë shumë skuadra konkurruese e duhet të kem respekt për të gjithë.

Duhet të mendojmë gjithmonë se jemi më të mirët, por edhe ta tregojmë në fushë”, tha sulmuesi për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat