Klauzola e Haalandit prej 200 milionë euro

Futboll

Klauzola e Haalandit prej 200 milionë euro

Më: 6 mars 2024 Në ora: 13:38
Erling Haland

Në Angli tashmë kanë filluar të fantazojnë për manovra të mundshme në të ardhmen.

Pep Guardiola nuk ndalet së përkëdheluri, por kujdes verën e ardhshme sepse 23-vjeçari nga Lidsi, Erling Haland ka një klauzolë për t’u çliruar nga “qytetarët”.

Në moshën 23-vjeçare, ai ka fituar një titull në Ligën e Kampionëve dhe është në mesin e elitës së futbollit. Shumë e konsiderojnë atë një robot të vërtetë.

“Unë fokusohem kryesisht te futbolli, po luajmë ndeshje shumë të rëndësishme. Nuk po mendoj për kontratë të re,” tha mes tjerash Haland në pres konferencën e fundit.

Sulmuesi norvegjez ndoshta do të mendojë për këtë më vonë, me Real Madridin, i cili kurrë nuk ka pushuar së vëzhguari. Është një dëshirë e Florentino Perez, por marrja e Mbape-s duket se ia ka mbyllur derën (përkohësisht) atij në “Bernabeu”.

Ndaj kushtojini vëmendje PSZH-së, me Al-Khelaifin që gjëmonte pak orë më parë: “Tashmë po punojmë për të ardhmen”.

Të gjitha sugjerimet tani për tani, mes të vetmes siguri se në muajin qershor të vitit 2024, ish-lojtari i Borusia Dortmund mund të çlirohet nga Man. Siti me pagesën e 200 mln euro. Kështu thuhet në klauzolën e fiksuar në kontratën e hartuar dy vite më parë me “qytetarët”. Kjo klauzolë, megjithatë, zbatohet ekskluzivisht vetëm për klubet jo-angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat