Gjimshiti: Ngritëm kokë, tani radha e Juves

Futboll

Gjimshiti: Ngritëm kokë, tani radha e Juves

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:58
Berat Gjimshiti

Atalanta siguroi një barazim 1-1 në Portugali përballë Sportingut të Lisbonës, dueli i parë i raundit të 1/8-ve në Europa League.

Berat Gjimshiti, titullari i padiskutueshëm i skuadrës nga Bergamo, tha këto fjalë në prononcimin pas ndeshjes.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të vinim këtu dhe të bënim lojën tonë si gjithmonë.

Skuadra bëri një reagim të mirë. Nuk ishte e lehtë të vinim në Portugali dhe të krijonim më shumë se Sportingu pas 2-3 ndeshjeve të fundit që kemi zhvilluar.

Na mungoi fati, por rezultati 1-1 është pozitiv. Kualifikimin do e luajmë në fushën tonë. E pashë mirë skuadrën, nuk kishim presion. Vinim nga ndeshje të vështirë në të cilat kemi dhënë gjithçka. Por edhe kemi gabuar.

Prandaj ishte edhe më e rëndësishme të ngrinim kokën në Europë. Treguam se skuadra është e gjallë dhe e fortë”, thekson kapiteni i kombëtares shqiptare. Mbrojtësi flet edhe për Juventusin, kundërshtarin e radhës në Serie A.

“Është një periudhë ku po luajmë çdo 3-4 ditë. Tashmë jemi mësuar të zhvillojmë 4 ndeshje në 11 ditë. Është momenti të fokusohemi te dueli me Juventusin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat