Anglezët të çmendur pas Kimmich

Futboll

Anglezët të çmendur pas Kimmich

Më: 7 mars 2024 Në ora: 16:58
Joshua Kimmich

Liverpool, Arsenal dhe Manchester City synojnë të bëjnë të vetin lojtarin e Bayernit të Mynihut, Joshua Kimmich, të cilin e shohin si një element të çmuar për të forcuar mesfushën e tyre.

Sipas “Daily Express”, tri skuadrat e mëdha të Premierligës kanë shfaqur interes për 29-vjeçarin Joshua Kimmich, që duket se ka vendosur të largohet nga kampionët në fuqi të Gjermanisë në verë dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Angli.

Kimmich foli kështu për të ardhmen e tij për Sky Sport DE: "Unë jam i fokusuar vetëm te Bayerni i Mynihut. E ardhmja ime nuk ka qenë fare një temë në diskutim këto ditë."

Sipas mediave gjermane, negociatat për rinovimin e kontratën (që skadon në vitin 2025) e mesfushorit nuk kanë nisur kurrë zyrtarisht:

“Mendoj se një ditë do të takohemi dhe klubi do të vijë tek unë.

Do të diskutojmë gjithçka mes nesh. Dhe padyshim jo me ju”, tha Kimmich, duke iu referuar thashethemeve të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat