Klopp për Guardiolan: Është trajneri më i mirë në botë

Futboll

Klopp për Guardiolan: Është trajneri më i mirë në botë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:24
Jurgen Klopp e Pep Guardiola

Jurgen Klopp ka folur për kolegun e tij, Pep Guardiolan në konferencë për media.

Liverpooli i Kloppit do të ndeshet me Manchester Cityn e Guardiolas në fundjavë në ndeshjen që mund ta përcaktojë titullin e kampionit.

E trajneri gjerman e vlerësoi lart Guardiolan, madje duke e cilësuar si trajnerin më të mirë në botë.

“Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Gjatë epokës sime, ai është menaxheri i jashtëzakonshëm”.

“Mënyra se si ai ndikoi në futboll.

Shumë trofe të fituar, por ai sillet sikur nuk ka fituar kurrë asgjë… dëshira është e jashtëzakonshme”.

“Unë shoh ekselencë. Pep është padyshim i tillë”, tha Klopp.

Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ashpër për titullin e kampionit në Angli, bashkë me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat