Titullari i mesfushës mungon ndaj Teutës dhe rrezikon derbin me Tiranën

Futboll

Titullari i mesfushës mungon ndaj Teutës dhe rrezikon derbin me Tiranën

Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:07
Dinamo

Dritan Mehmeti prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për duelin me Teutën, sfidë që do të luhet në “Niko Dovana” në ornë 17:00 ditën e hënë.

Një duekl mjaft i rëndësishëm për “Blutë” dhe që është i vlefshëm për javën e 27-të të Superiores.

Për këtë takim “dhimbjet e kokës” për Mehmetin sa vijnë e shtohen.

Dëmtimi i Gudiabit ka stresuar stafin e dinamovitëve. Mesfushori ditët e fundit ka pësuar një dëmtim në kavilje, gjë e cila ia bën të pamundur gatishmërinë ndaj durrsakëve.

Por jo vetëm kaq pasi ky dëmtim kërkon disa ditë për t’u rikuperuar dhe në këtë mënyrë mesfushori afrikan rrezikon derbin me Tiranën, sfidë e cila do të luhet fundjavën e arshme dhe është e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës  së 4-të. Në këtë mënyrë lojtari do të jetë në “luftë” me kohën për t’u rikuperuar për sfidën me bardheblutë, në të kundërt Mehmeti do të bëjë llogaritë sërish pa mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat