Shkëlqejnë në Rumani Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi

Futboll

Shkëlqejnë në Rumani Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi

Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:59
Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi

Rapid Bukureshti është rikthyer te fitorja në Liga 1 të Rumanisë, duke triumfuar bindshëm në derbin ndaj FCSB, të vlefshëm për javën e 30-të.

Ndeshja e luajtur sonte në “Arena Nationala” përfundoi me rezultatin 4:0.

Albion Rrahmani (53′, 82′) shënoi dy gola, teksa një tjetër Ermal Krasniqi (74′). Vlen të theksohet se Krasniqi ishte asistues te goli i parë i Rrahmanit, kurse ky i fundit asistoi te goli i Krasniqit.

Albion Rrahmani kompletoi një tjetër ndeshje të plotë, kurse Ermal Krasniqi luajti për 76 minuta. Ndërkaq, sulmuesi tjetër nga Kosova, Florent Hasani, hyri si zëvendësues në minutën e 82-të.

Rrahmani tani numëron 13 gola dhe tre asistime në elitën e futbollit rumun, kurse Krasniqi ka katër gola dhe pesë asistime.

Rapidi pas kësaj fitore ka 55 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, teksa FCSB mbetet lider me 64 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat