Voska në presion të Shkëndijes

Futboll

Voska në presion të Shkëndijes

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:21
Medin Bajrami

E diela do të sjell xhiron e 23-të në program, teksa në Tetovë do të ketë përballje ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Shkëndijës dhe Voska Sportit. Nga të dyja taboret kanë ndarë pritshmëritë për këtë duel.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë në Tetovë.

E kemi analizuar mirë Shkëndijën dhe jemi maksimalisht të përgatitur për të nxjerr rezultat pozitiv.

Me trajnerin e ri Srgjan Zaharievski kemi një seri pozitive të rezultateve, pa humbje dhe shpresojmë që këtë seri ta vazhdojmë edhe në Tetovë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne si ekip kemi kualitet për të nxjerr shifra pozitive.

Në klub dhe brenda lojtarëve mbizotron atmosferë shumë e mirë dhe me pa durim e presim ndeshjen”, është shprehur Medin Bajrami i Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat