Atletico me mendje të Interi

Futboll

Atletico me mendje të Interi

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:15
Atletico Madrid

Atletico Madrid humbi 2-0 në Cadiz kundër skuadrës vendase, rezultat që gëzoi Athletic Bilbaon. Që në rast fitoreje do të shkonte vetëm dy pikë larg “Colchoneros” së vendit të katërt.

Një disfatë e papritur për djemtë e Diego Simeones, por nuk ka kohë për trishtim. Pasi të mërkurën zbarkon Interi në “Wanda Metropolitana”.

Atletico duhet të përmbysë humbjen 1-0 në Milano për të siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Champions League.

Axel Witsel, mesfushori që tek ekipi kryeqytetas ka nisur të luajë si qendërmbrojtës, foli shkurtimisht pas humbjes në Cadiz. Teksa ndër të tjera tha:

“Gjithmonë të kushton shtrenjtë kur nuk e nis mirë ndeshjen në transfertë. Nuk është momenti për të folur, nuk nevojiten fjalë por vepra.

Duhet të ulim kokën, të punojmë dhe të zhvillojmë një ndeshje të mirë kundër Interit. Është koha të ndryshojmë dhe të përgatitemi sa më mirë”, u shpreh 35-vjeçari belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat