Xavi: Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, ndaj Napolit do ta kemi të vështirë

Futboll

Xavi: Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, ndaj Napolit do ta kemi të vështirë

Më: 11 mars 2024 Në ora: 14:16
Xavi

Xavi është gati të përballet me Napoli me qëllim që ta rikthejë Barcelonën e tij në çerekfinale të Champions League për herë të parë që nga viti 2020.

“Nëse është ndeshja më e rëndësishme e sezonit? Po, është kështu. Jemi gati dhe kemi entuziazëm. Ka katër vite që nuk luajmë në çerekfinale, duam të garojmë me një rival që edhe pse nuk po kalon momentin më të mirë, ka të njëjtën bazë si skuadra që fitoi skudeton atë vit të kaluar. Ne do të kemi nevojë për një stadium të plotë. Nuk ka asnjë favorit, ne kemi vetëm 50% shans, por tifozët mund të nda ndihmojnë.

Napoli është përmirësuar me trajnerin e ri, është më dinamik dhe më i qetë. Pres një ekip të guximshëm, që luan nga prapa dhe shtyp lart, që nuk spekulon, që ka shumë në nivel individual, veçanërisht në treshen e sulmit.

Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer ndaj një ekipi të madh. Më pëlqen Lobotka, ai di të ndërtojë dhe nuk e humb kurrë topin. Do të doja ta shihja në një klub si Barcelona, por ne duhet të mendojmë mbi të gjitha për veten tonë”, është shprehur ndër të tjera Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat