Simeone lartëson Interin

Futboll

Simeone lartëson Interin

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:32
Diego Simeone

Në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Champions League, synimi i Atletico Madridit të Diego Simeone është përmbysja e disavantazhit 1-0 të pësuar nga Interi në “San Siro”. Trajneri i “Colchoneros” e prezantoi ndeshjen e së mërkurës në një konferencë për shtyp.

Flitet shumë për forcën e Interit, por Atletico Madridi është gjithashtu shumë i fortë në shtëpi. A mungon diçka nga komentet?

Çdo ditë opinionet ndryshojnë dhe rrjedhin nga ajo që shohim, ne nuk mund t’i mohojmë.

Fjalët janë pak të dobishme, kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë.

A mendoni se duhet ta ngrini pak zërin me ekipin?

Jo, kam besim të plotë te lojtarët dhe ekipi. I kam idetë shumë të qarta, e kuptoj se çfarë po ndodh me ne. Deri në ndeshjen kundër Sevilla ishte një sezon shumë, shumë i mirë. Jemi në garë në ‘Copa del Rey’ dhe Ligën e Kampionëve, kemi humbur 1-0 larg fushe ndaj një prej më të fortëve në Evropë. Në 20 ditët e fundit skuadra nuk ka ruajtur nivelin që mbante më parë dhe futbolli nuk fal. Me sa duket duam të rritemi, duke filluar nga kthimi ndaj Interit.

Pse besoni te përmbysja ndaj Interit?
Nuk kemi shumë për të thënë, unë besoj 100 për qind te lojtarët dhe ekipi im. E di që do të jetë një ndeshje e shkëlqyer.

Çfarë do të jetë më e rëndësishme ndaj Interit, aspekti mendor apo ai taktik?
Përqendrimi, është një ndeshje që kërkon përqendrim shumë të lartë. Nëse ia dalim do të jetë diçka e shkëlqyer.

Në çfarë niveli e shihni Lautaron?
Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, e tregoi këtë në Argjentinë, gjithashtu me Interin. Lautaro luan futboll që favorizon stilin e tij të lojës dhe është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat