Sommer: Ja pse Inzaghi është një përbindësh

Futboll

Sommer: Ja pse Inzaghi është një përbindësh

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:23
Yann Sommer

Yann Sommer foli për punën e tij me Simone Inzaghi tek Inter.

Portieri 35-vjeçar zviceran iu bashkua zikaltërve verën e kaluar nga Bayern Munich në një marrëveshje me vlerë rreth 6.75 milionë euro, duke mbërritur si zëvendësues për Andre Onanën.

Ai shpejt i tejkaloi pritshmëritë në kryeqytetin e Lombardisë, pa bërë pothuajse asnjë gabim mes shtyllave.

Sommer ka koleksionuar mbi 3100 minuta në fushë me Interin këtë sezon, duke mos pësuar gol në 23 ndeshje dhe duke pësuar vetëm 15 gola në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Duke folur për Calciomercato Sommer diskutoi ndikimin e Inzaghit në Inter.

“Si portier, është çmenduri të luash prapa linjave. Dhe nëse dikush arrin të kalojë, unë përpiqem të bëj punën time. Ne punojmë shumë mirë si ekip, ky është rezultati.

“Por ndonjëherë tronditem kur shikoj numrat. Në këtë Inzaghi është një përbindësh: ai është shumë i vëmendshëm ndaj detajeve, në çdo seancë stërvitore ai gjithmonë synon të marrë maksimumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat