Simeone: Koha për hakmarrje

Futboll

Simeone: Koha për hakmarrje

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:02
Simeone

Atletico Madrid do të tentojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Interit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League, dhe në Metropolitano të sigurojë biletën për në çerekfinale.

Në konferencën për shtyp, trajneri i spanjollëve Diego Simeone, u shpreh se është momenti për t’u hakmarrë ndërsa zbuloi se Antoine Griezmann është rikuperuar dhe do të jetë normalisht në fushë.

“Tani nuk është koha për t’u marrë me fjalë, na duhen veprat. Kam besim absolut te lojtarët e mi, jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe. Inter është për momentin një nga skuadrat më të mira, por është koha për hakmarrje.

Duhet shumë përqëndrim. Na kënaq rikthimi i Griezmann pasi na shton opsionet në sulm, nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes së parë, por rëndësi kanë vetëm 90 minutat e së mërkurës”, u shpreh Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat