Ilir Daja merr përgjegjësinë

Futboll

Ilir Daja merr përgjegjësinë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:25
Ilir Daja

Ballkani është befasuar, pasi ka pësuar humbje në udhëtim nga Fushë Kosova me rezultat 2-0.

Përkundër se ishin favorit për ta fituar sfidën, kampioni në fuqi i Kosovës nuk arriti të tregonte asgjë në këtë sfidë duke humbur.

Trajneri i suharekasve, Ilir Daja ka folur pas ndeshjes duke thënë se merr përgjegjësinë për këtë humbje.

Ndër të tjera Daja ka thënë se nuk duhet t’i ndodhë kjo situatë më Ballkanit.

“Besoj se nuk kemi bërë aq sa duhet për të shënuar fitore. Fushë Kosova në ndeshjet e fundit ka treguar paraqitje të mira dhe po ashtu ka fituar pikë.

Fushë Kosova në një pjesë të madhe u mbrojt shumë mirë në zonë ne 16-metërshit, kurse neve na munguan disa gjëra për të shënuar fitore”.

“Sa i përket motivimit për këtë ndeshje marr përsipër përgjegjësitë si trajner pas dy ndeshjeve të mira, një për Kupë dhe një në kampionat. Nuk duhet të na përsëritet më kjo situatë.

Duhet angazhim për fitore”, ka thënë Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat