Kosova nuk i reziston Portugalisë

Futboll

Kosova nuk i reziston Portugalisë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:28
Kosova

Në kuadër të “UEFA Development Tournament U16” në Tiranë, Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Portugalisë.

Pas fitores bindëse ndaj Shqipërisë (6:0), Dardanet e reja nuk arritën t’i bëjnë ballë skuadrës e cila konsiderohet shumë më e fortë dhe me kualitet.

Kosova e pa vetën në disavantazh në minutën e 12-të, kur portugezet shënuan golin e parë.

Pavarësisht tentimit për të ndryshuar rezultatin, futbollistet e përzgjedhëses Albina Rrahmani nuk e patën një mundësi të tillë për t’ia arritur qëllimit në pjesën e parë.

Në vazhdim të lojës, kur Dardanet synonin të gjejnë rrugën e golit të barazimit, ishte sërish Portugalia e cila shënoi, kur po zhvillohej minuta e 59-të për rezultatin 2:0, që në fund doli të ishte epilogu i kësaj ndeshjeje.

Ndonëse edhe Kosova pati raste, Dardanet nuk arritën t’i konkretizojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat