Selektori i Maqedonisë befason, fton shqiptarin trupgjatë nga Danimarka

Futboll

Selektori i Maqedonisë befason, fton shqiptarin trupgjatë nga Danimarka

Nga: K. Goca Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:20
Lirim Qamili

Sulmuesi Lirim Qamili nga skuadra Hvidovre e Superligës daneze, do të jetë një emër i ri në listën e selektorit të Maqedonisë Bllagoje Milevski për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Moldavisë (22 mars) dhe Malit të Zi (25 mars) që do të luhen në Antalia.

Siç bën të ditur për mediumin maqedonas “Ekipa”, gazetari danez, Erik Larsen, Qamili së bashku me bashkëlojtarin tashmë standard Ahmed Ilazovski, nga zyra e FFM-së kanë marrë ftesa për paraqitje në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme.

“25-vjeçari Qamili ka pasaportë maqedonase edhe pse ka lindur në Danimarkë.

Ai po luan tregon formë të shkëlqyeshme këtë vit, në pjesën e dytë të kampionatit danez, me tre gola të shënuar në katër ndeshje. Bëhet fjalë për një sulmues të fuqishëm,190 centimetra të gjatë, me shpejtësi të jashtëzakonshme, i cili mund të luajë edhe në pozicione sulmuese të krahut.

Milevski nesër pritet ta shpallë listën e futbollistëve të kombëtares për takimin e marsit, ku nuk priten ndryshime të mëdha në krahasim me takimet e kaluara, me përjashtim të të lënduarve Isnik Alimi dhe Arijan Ademi, ky i fundit i dha fund karrierës me kombëtare.

Takimi i kombëtares do të jetë të dielën (17 mars) direkt në Antalia, ndërsa ndeshjet do të luhen me Moldavinë më 22 mars dhe me Malin e Zi më 25 mars”, shkruan media maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat