Sulmi fut në siklet Sylvinhon

Futboll

Sulmi fut në siklet Sylvinhon

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:28
Sylvinho

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët në repartin e avancuar po bëjnë mjaft mirë në klubet e tyre.

E si të mos mjaftonin ata që dhanë kontributin kryesor gjatë eliminatoreve, mendimet e brazilianit janë trazuar nga forma e shkëlqyer e Rey Manajt dhe Arbër Hoxhës, por edhe joshur nga mundësia për të pasur në skuadër një sulmues si Armando Broja, i shpejtë, i fortë dhe i aftë të bëjë diferencën në çdo moment.

Të tre këta kanë marrë ftesën nga trajneri për dy miqësoret e muajit mars dhe do të kenë mundësinë të tregojnë se dinë të bëhen pjesë e grupit dhe të vihen në dispozicion për të dhënë kontributin e tyre.

Këtë herë Sylvinho ka lënë jashtë Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun, që kanë dhënë jo pak kontribut në eliminatore.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për një përjashtim të tyre, por duke qenë se kampionati në Rusi sapo ka nisur dhe Muja sapo është transferuar në skuadrën e re në Turqi, trajneri u ka lënë kohë të gjejnë formën e tyre më të mirë.

Kjo edhe për faktin që Sylvinho i ka pasur disa herë në grumbullim dhe i ka aktivizuar në eliminatore, ndaj ua njeh mirë aftësitë dhe e vetmja gjë që prej prej tyre, është të rigjejnë formën më të mirë sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat