Guardiola: Po kthehet në traditë

Futboll

Guardiola: Po kthehet në traditë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:18
Pep Guardiola

Në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes çerekfinale të “FA Cup” kundër Newcastle, Pep Guardiola vlerësoi shortin çerekfinal të Champions League, që e çiftoi Manchester City e tij me Real Madridin:

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duket si një traditë e vogël, kemi tri vite radhazi që luajmë kundër mbretërve të kompeticionit. Shpresoj të arrijmë në një moment të mirë. Nuk mund ta kontrollosh shortin.

Nëse njerëzit thonë se është e lehtë, ndodh ngaqë e nënvlerëson rivalin. Ndeshja e dytë në shtëpi është kjo që është…”

Guardiola, i cili konfirmoi se Grealish është ende i lënduar, foli edhe për gjendjen fizike të De Bruyne, i cili do të mungojë kundër Newcastle: “Ai ndihet mirë, por nuk është gati. Luajti në ‘Anfield’ me disa probleme. Kevin po përmirësohet, shpresojmë që të rikuperohet për pjesën tjetër të sezonit”.

Pep lavdëroi Ortega, i cili do të zëvendësojë Ederson e dëmtuar: “Që kur mbërriti te City, ai ka treguar paraqitje me cilësi të jashtëzakonshme. Jemi të kënaqur me tre portierët. Kur i erdhi radha për të luajtur, e bëri në mënyrë të pabesueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat