Selektori i Shqipërisë: Ja pse mungojnë Daku, Muja dhe Gjasula

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Ja pse mungojnë Daku, Muja dhe Gjasula

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:33
Silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka prezantuar sot në konferencën për mediat ndryshimet e fundit në listën e futbollistëve kuqezinj për miqësoret e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë.

Trajneri ka shpjeguar se këto ndeshje do të shërbejnë për të bërë disa testime të rëndësishme për grupin kuqezi, në funksion të Europianit.

“Daku, Muja, Gjausla, kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm te ne, kanë bërë mirë, janë lojtarë që i kam në konsideratë, padyshim. Nuk janë këtu jo për zgjedhje teknike, kam nevojë që të shoh lojtarë.

Ajo dhimbje koke për zgjedhjen është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një trajneri. Dua ta kem këtë dhimbje koke. E persërit që janë lojtarë të rëndësishëm, janë në konsideratë.

Janë pjesë e planeve, por sot nuk mund të marr 30-35 lojtarë, por duhet të shohim lojtarë si Manaj që vjen për herë të parë e Broja për të dytën, por u largua për dëmtim herën e parë. Apo Hoxha të cilin ne e ndjekim prej tre muajsh. Ai është i djathtë që luan majtas, më pas do të flas me të po ai është 100% në krahun e majtë. Të shohim pastaj a mund të luajë edhe në krah tjetër, duhet të vëzhgojmë lojtarë. Nuk është i lehtë vëzhgimi.

Sa i përket ekuilibrit të skuadrës, jam i kënaqur. Edhe ana ofensive dhe mbrojtëse, kemi mbyllur një kualifikuese të rëndësishme si mbrojtja më e mirë, jam i kënaqur nga mbrojtësit, mesfushorët, por edhe sulmuesit, se mbrojnë të gjithë, për ekuilibrin. Duhet të bëjmë vëzhgime. Vëzhgimi nuk është vetëm lojtari brenda fushës, shihet që kur vjen, në stërvitje, në çdo ushtrim në seance, padyshim edhe në ndeshje.

Por jo që një lojtar është 30-35 minuta në  fushë dhe shihet, shihet gjithçka për të kuptuar çfarë bën, që në momentin kur mbërrin të dielën. Ne shohim sjelljen e çdo lojtari.

Nuk cilësohen më miqësore, të dy skuadrat janë shumë të forta, Kili ka lojtarë të rëndësishëm, është shkollë futbolli teknike, ka lojtarë si Sançez, Vargas, Diaz, ka lojtarë të rinj si Perez. Suedia është shumë e fortë, vlera individuale të çmendura, nivel i lartë, ka lojtarë të Mançester, Atalanta, Totenhem apo Volfsburg. Nuk ka miqësore, e dimë që duhet të luajmë në nivel më të lartë se përballë ka nivel më të lartë, duhet ta provojmë dhe të përmirësohemi

Miqësore vendimtare për listën e Europianit? Do të jetë e rëndësishme, nuk di të them nëse vendimtare, por shumë e rëndësishme. Unë dhe stafi nuk mund të harrojmë rrugëtimin, por do të jetë e rëndësishme. Të gjithë marrin 25-26, ndokush 27 lojtarë, ky është momenti të provosh diçka, të shohësh lojtarë. Vendimtare nuk di të them, por e rëndësishme po.

Unë mendoj se vuajtjet për listën janë nga maji, sot nuk mendoj aspak këtë pikë.

E vërtetë që kemi bërë një rrugëtim dhe kemi dy ndeshje, duhet vlerësuar gjithçka. Në këtë moment jemi të përqendruar te këto ndeshje. Pastaj kur të nisë prilli, në zyrë, rishihet gjithçka, që nga ndeshja e Polonisë në Varshavë dhe vlerësohet. Aty po, si ish-lojtar e di që është e vështire, por tani nuk e mendoj aspak.

Tani jam i përqendruar te ndeshjet dhe te vëzhgimi. Unë nesër do jem i pari në fushë, që në mesditë, se është puna jonë, duhet të rritim nivelin e lojës në çdo aspekt, në fazën e mbajtjes së topit dhe jo, në goditje standarde, se do të shkojmë të luajmë në një futboll të nivelit shumë të lartë. Zgjedhja është e vështirë, por t’ia lëmë këtë muajit maj”, tha ndër të tjera Silvinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat