Enrique flet për të ardhmen e tij te PSG-ja

Futboll

Enrique flet për të ardhmen e tij te PSG-ja

Më: 16 mars 2024 Në ora: 18:29
Enrique

Luis Enrique është ndalur për të folur rreth të ardhmes së tij tek ekipi i Paris Saint-German.

Enrique tha se është shumë i lumtur tek parisienët dhe se së bashku me presidentin dhe bordin e klubit po punojnë për një projekt afatmesëm.

“Jam shumë i lumtur në PSG”. “Gjithmonë ndjej dashuri nga klubi që kur jam bashkuar, është nga presidenti, bordi, Luis Campos… ne po punojmë të gjithë së bashku për një projekt afatmesëm”. “Po shkon shumë mirë”, tha Enrique për "BeIN Sports".

PSG aktualisht është lider i tabelës në Ligue 1 dhe po ashtu ka arritur në çerekfinale të Champions League, ku për kundërshtar do ta ketë skuadrën e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat