Spektakël në Manchester e përmbysje rezultati, 7 gola për 120 minuta, Manchester Utd rrëzon Liverpoolin

Futboll

Spektakël në Manchester e përmbysje rezultati, 7 gola për 120 minuta, Manchester Utd rrëzon Liverpoolin

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 19:12
Manchester Utd feston

Manchester Utd është kualifikuar pas 120 minutave në gjysmëfinale të FA Cup.

Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Liverpoolit.

Sfidë e çmendur, 1:0, 1:2, 2:3 e 4:3.

Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit e me kthesa në rezultat e përplot 120 minuta që përcaktuan kualifikuesin e gjysmëfinales së FA Cup (Kupës së Anglisë).

Futbollistët e të dyja skuadrave dhanë maksimumin, shumë. raste qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër, që kënaqi tifozët e shumtë në stadiumin “Old Trafford” në Manchester.   

Në minutën e 10-të, United në epërsi falë golit të Scott McTominay.

Nj minutë pa përfunduar pjesë e parë, Mac Allister mposht Andre Onanën, duke barazuar rezultatin në “Old Trafford”. 

Në minutën e 45+2, Vjen përmbysja e Liverpoolit me anë të Momo Salah. 

Në minutën e 87-të, barazohet rezultati në “Old Trafford”, shënon Antony.

Në minutën e 90+4. Rashford çmend, rastin ideal e shpërdoron dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Elliott në minutën e 104-të kaloi në epërsi (2:3) Liverpoolin. Manchester Utd spektakolar, bën kthesën, Rashford ka barazuar 3.3 në minutën e 112-të.

Në minutën e 120+2 Diallo realizoi për fitoren e madhe 4:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat