Dhuna në futbollin turk, policia arreston 12 tifozë

Futboll

Dhuna në futbollin turk, policia arreston 12 tifozë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Policia turke ka arrestuar 12 persona pasi tifozët e skuadrës së Trabzonspor pushtuan fushën pas humbjes së tyre në shtëpi kundër Fenerbahce, duke çuar në përleshje të dhunshme me lojtarët mysafirë.

Disa prej lojtarëve të Fenerbahce iu përgjigjën tifozëve duke i goditur me grushte dhe shqelma, me videon që u bë menjëherë virale.

Ata që u fokusuan më shumë nga kamerat ishin Bright Asayi Samuel dhe Michy Batshuayi, dy lojtarët e Fenerbahce. Lojtarët në fjalë nuk nguruan dhe u mbrojtën duke u kundërpërgjigjur ashpër ndaj tifozëve.

Policia turke ka njoftuar ditën e hënë se deri më tani kanë arrestuar 12 tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat