Interi synon Raspadorin

Futboll

Interi synon Raspadorin

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:08
Raspadori

Shumë klube të Serie A janë gati të ndryshojnë qendërsulmues dhe janë në kërkim të golashënuesve. Corriere dello Sport shkruan për një duel të mundshëm në horizont mes Juventusit dhe Milanit për Joshua Zirkzee, sulmuesin që po shkëlen këtë sezon me Bolonjën e Thiago Mottas.

Për qendërsulmuesin holandez, për të cilin Bayerni i Mynihut ka një klauzolë rikthimi (në takimin e Mynihut, Giuntoli kërkoi informacion nga gjermanët për të), mund të hyjë edhe Napoli.

Ankand i mundshëm, por në Bolonja ende shpresojnë të mbajnë të gjithë lojtarët dhe një kualifikim i mundshëm i kuqebluve në Ligën e Kampionëve mund të ketë ndikim.

Edhe Interi, i cili tashmë e ka bllokuar Taremin (do të mbërrijë në verë si lojtar i lirë) po mendon për një tjetër sulmues për t'ia dhënë Simone Inzaghit.

Në shënjestër është Giacomo Raspadori, i cili mund të largohet nga Napoli. Bindja e De Laurentiis do të jetë e vështirë, sidomos pas largimit të Zielinskit por do të tentohet: alternativa më e besueshme për momentin është Gudmundsson i Genoas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat