Leao tregon objektivat në karrierë

Futboll

Leao tregon objektivat në karrierë

Më: 19 mars 2024 Në ora: 22:32
Leao

Viti është më se pozitiv, edhe pse mungojnë disa gola, sidomos në kampionat.

Por ky ka qenë sigurisht një sezon rritjeje për Leaon, gjithashtu (dhe ndoshta mbi të gjitha) nga pikëpamja e karakterit. Sa e lehtë është të kuptosh duke lexuar fjalët e tij, të cilat rrjedhin me bollëk këto ditë.

“Dua të jem shembull i dikujt që tregon të gjithë personalitetin e tij brenda dhe jashtë fushës – tha ai për një revistë –. Jam dikush që nuk dua të bëj vetëm diçka. Më pëlqen të krijoj muzikë, të bëj foto dhe çdo gjë që më pëlqen”.

FAMILJE E DYTË — Historia është e ngjashme me çdo djalosh tjetër që paraqitet gati në takimin me fatin. Ndoshta duke pasur prejardhje nga një familje e varfër, shanset i ka pasur më të pakta, por për diçka Leao është i sigurt: “Nuk më pëlqen shumë të flas me gazetarë dhe kanale televizive, të shoh fytyrën time në media. Por kur isha më i vogël e përjetoja edhe më keq.

Strategjia ime ka qenë gjithmonë të jem vetvetja. Duke qenë gjithmonë me të njëjtët njerëz, familjen time, shokët nga lagjja ime në Lisbonë. Dhe pastaj shoqëria, ashtu si Milani është si familja ime e dytë sepse ata qëndrojnë pranë meje kur gjërat nuk shkojnë mirë”.

Në fund edhe një koment për zgjedhjen për të shkruar “Buzëqeshje” në autobiografinë e tij. Jo një zgjedhje rastësore për të cilën 24- vjeçari shpjegon: “Është mundësia që njerëzit që nuk më njohin të kuptojnë personalitetin tim.

Është pak a shumë një dhuratë nga unë për të gjithë njerëzit që mbështesin, fëmijët, të rinjtë, ata që duan të arrijnë një nivel të lartë futbolli apo edhe në profesione të tjera në jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat