Mkhitaryan nuk e mendon pensionimin

Futboll

Mkhitaryan nuk e mendon pensionimin

Më: 21 mars 2024 Në ora: 11:11
Henrikh Mkhitaryan

Futbollisti i Interit, Henrikh Mkhitaryan thotë se ende nuk është duke e menduar pensionimin nga loja aktive.

Veterani i skuadrës “Nerazzurre” synon të luajë sa më gjatë që është e mundur.

Ai është duke bërë një sezon të madh dhe është një nga pikat kryesore në skuadrën e Simone Inzaghit.

“Me kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Interin.

Dua të luajë sa më gjatë që të mundem”, ka thënë Mkhitaryan për mediat italiane.

Mkhitaryan me Interin është në rrugë të mirë që ta fitojë titullin e kampionit në Itali, derisa skuadra italiane pak ditë më parë është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat