Fernandes: Kemi dy objektiva

Futboll

Fernandes: Kemi dy objektiva

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:14
Pamje nga një ndeshje

Fitorja 4-3 ndaj Liverpullit ka motivuar mjaft skuadrën e Man. Juanjtedit, që përgatitet për fazën e fundit të këtij sezoni. “Djajtë e kuq” kanë objektiva të qarta – Të sigurojnë një vend në katërshen e Premier Ligë dhe të fitojnë FA Kupën, ku janë në fazën e gjysmëfinales.

Kapiteni Bruno Fernandes, nga grumbullimi i kombëtares portugeze, kujton fitoren e fundit ndaj “The Reds” në çerekfinalet e FA Kupës dhe beson se ajo mund të vlejë shumë.

“Është e vështirë të luash kundër tyre nga pikëpamja fizike. Ne e pamë atë kundër Volvsit, kështu që e dinim se çfarë na priste dhe në fund ia dolëm mbanë.

Ne duhet të tregojmë gjithmonë atë që bëmë në atë ndeshje ndaj Liverpool, sidomos në rikuperimin e topit apo të shpirtit luftarak që treguam në fushë. Ne kemi thënë tani se synimi ynë për pjesën tjetër të sezonit është të futemi në top katërshe dhe të përpiqemi të fitojmë FA Kupën”, u shpreh Fernandes.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur këto dy objektiva që kemi deri në fund të sezonit. FA Kupa është një trofe i madh për këtë klub, për këtë vend. Dhe ne duam të shkojmë në finale. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, ka ekipe të mira në gjysmëfinale, por ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkuar në finale”, tha portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat