Sa ndeshje është pezulluar Xavi?

Futboll

Sa ndeshje është pezulluar Xavi?

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:36
Xavi Hernandez

Tashmë ka një sanksion zyrtar për Xavi Hernandez.

Trajneri i Barcelonës, i cili u përjashtua me karton të kuq të dielën e kaluar në ndeshjen kundër Atlético Madridit, është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti i Garave.

Në këtë mënyrë, e vetmja gjë pozitive për trajnerin nga Terrassa është se do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën nga stoli në “El Clasico” e “Santiago Bernabéu”, e caktuar për të dielën e 21 prillit në orën 21:00.

Komiteti i Garave ka hedhur poshtë ankesat e paraqitura nga Barcelona për të mos e sanksionuar trajnerin e saj, pasi arbitri Sánchez Martínez i tregoi dy kartonë, fillimisht një të verdhë dhe më pas të kuqin.

Kartoni i parë i verdhë ishte për shkak të protestës për një faull të Witsel ndaj Robert Lewandowskit, për të cilin Xavi u ankua me këmbëngulje te grupi i arbitrave rreth tij, veçanërisht te gjyqtari i katërt Juan Antonio Campos Salinas.

E kuqja e drejtpërdrejtë erdhi një minutë më vonë. Siç detajohet në deklaratën e Komitetit të Garave, neni 127 është zbatuar me këtë vendim: “2 ndeshje pezullim për protesta ndaj gjyqtarit, me gjobë shtesë prej 700 euro për klubin dhe 600 euro për shkelësin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat