Presidenti i Nderit i Bayernit nuk fshihet: Alonso? Po punojmë edhe ne

Futboll

Presidenti i Nderit i Bayernit nuk fshihet: Alonso? Po punojmë edhe ne

Më: 22 mars 2024 Në ora: 18:42
Alonso

Max Eberl, drejtor sportiv i Bayernit, foli dje për “Sport Bild” për kërkimin e një trajneri të ri. Mes kandidatëve është pa dyshim edhe Xabi Alonso, por Eberl ka dhënë një përgjigje evazive: “Ai ka luajtur për Bayernin.

Por unë nuk dua tituj gazetash, thjesht po them se ai e njeh këtë klub.

Në fund, vendimi më i mirë mund të ishte punësimi i një trajneri për të cilin media nuk ka folur… Janë disa emra që nuk janë përfolur”.

Përkundrazi, presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness, nuk e ka problem të flasë hapur për interesimin e bavarezëve për trajnerin 42-vjeçar të Bayer Leverkusenit: “Ai ka dëshmuar se është një trajner i klasit botëror dhe do të jetë shumë e vështirë për të nënshkruar me të, sepse klube si Liverpooli dhe Real Madridi po punojnë për të dhe Bayer dëshiron ta mbajë. Po punojmë edhe ne”, ka shpjeguar 72-vjeçari.

Në të njëjtën kohë, Hoeness e bëri të qartë se kërkimi për profilin e duhur për stolin do të jetë shumë i ndërlikuar: “Vështirë se ka një trajner të përshtatshëm që është aktualisht në dispozicion.

Po flasim për trajnerë që tashmë kanë kontratë me ekipe të tjera dhe që mund të kenë suksese të mëdha. Nuk është aq e lehtë t’u thuash atyre se Bayerni është zgjidhja më e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat