Talenti shqiptar shkëlqen me tre gola për Irlandën

Futboll

Talenti shqiptar shkëlqen me tre gola për Irlandën

Më: 22 mars 2024 Në ora: 22:52
Roko Vata

Talenti me origjinë shqiptare, Roko Vata, dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme me fanellën e Irlandës U-21 në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos, që përfundoi me rezultatin 0:7. 

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte plot 3 gola në këtë përballje, duke u zgjedhur dhe lojtari më i mirë i sfidës. 

Vata shënoi golin e katërt për Irlandën në minutën e 62-të, të pestin në minutën e 64-t si dhe golin e shtatë që vulosi sfidën në minutën 90+2. 

Të shumta kanë qenë elozhet në rrjetet sociale, për talentin shqiptar që përfaqëson 21-vjeçarët e Irlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat