Rrezikon 3.5 milionë euro gjobë në Japoni, reagon Iniesta

Futboll

Rrezikon 3.5 milionë euro gjobë në Japoni, reagon Iniesta

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:32
Andrés Iniesta

Lajm i keq për Andrés Iniesta. Ish-mesfushori i Barcelonës, tani tek Emirates Club, rrezikon një gjobë prej 580 milionë jen (rreth 3.5 milionë euro) për të ardhura të padeklaruara prej rreth 5.2 milionë eurosh, të lidhura me kontratën e nënshkruar në vitin 2018 me skuadrën e ‘J-League’, Vissel Kobe.

Sipas rregulloreve vendore, në fakt, sportistët që punojnë për klubet japoneze ndahen në dy kategori për sa i përket pagesës së taksave: rezidentë dhe jorezidentë. Prandaj, ndryshimi qëndron në kohëzgjatjen e qëndrimit në Japoni, Meqenëse Iniesta luajti për Vissel Kobe 5 vite dhe familja e shoqëroi në këtë përvojë, do t’i duhej të paguante taksa si banor.

Kjo është deklarata e lëshuar nga agjencia që menaxhon punët e mesfushorit spanjoll: “Në vitin tatimor 2018 kam paraqitur deklaratën tatimore në Spanjë, në përputhje me rregulloret e brendshme në fuqi.

Në vitet 2021 dhe 2022, autoriteti tatimor japonez hapi një inspektim të fokusuar në diskutimin e rezidencës sime tatimore, i cili përfundoi duke deklaruar se kam qenë rezident tatimor japonez për një periudhë më 2018. E kam paguar menjëherë borxhin, duke paguar taksat dyfish.

Kërkova të ashtuquajturën ‘procedurë miqësore’, e parashikuar në marrëveshjen e taksimit të dyfishtë midis Spanjës dhe Japonisë. Kjo procedurë është duke u zhvilluar, që të më kthejnë taksat shtesë të paguara”.

Iniesta kërkon “respekt dhe kujdes përballë informacioneve të publikuara”, ndërsa pret mbylljen e gjyqit: “Gjithmonë kam vepruar dhe do të veproj në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat