Dëmtohet dhe rrezikon të mungojë ndaj Arsenal

Futboll

Dëmtohet dhe rrezikon të mungojë ndaj Arsenal

Më: 24 mars 2024 Në ora: 13:43
Harrz Kane

Arsenal-Bayern Munich mund të humbasë një nga protagonistët kryesorë.

Harry Kane, i cili mungoi në ndeshjen e Anglisë ndaj Brazilit, do të rikthehet në Gjermani për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Trajneri i Anglisë, Southgate e konfirmoi këtë lajm në konferencën për shtyp: “Harry Kane nuk do të jetë në gjendje të luajë të martën, kështu që do të kthehet në klubin e tij”.

Sipas raportimeve të medieve britanike, në një situatë të tillë, sulmuesi dyshohet se nuk do të jetë në gjendje të luajë jo vetëm ndaj Borussia Dortmund të shtunën e ndaj Heidenheim më pas, por edhe në sfidën e Champions League ndaj Arsenal-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat