Bayern Munih e kontakton këtë trajner

Futboll

Bayern Munih e kontakton këtë trajner

Më: 26 mars 2024 Në ora: 14:59
Bayern Munih

Në fund të edicionit, skuadra e Bayern Munich do të mbetet pa trajner, pasi që Thomas Tuchel do të largohet nga klubi.

E sipas “SportBild”, Bayerni ka hapur bisedimet me trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi.

Spekulimet nga Gjermania pretendojnë se Bayerni është i hapur për të paguar klauzolën prej 13 milionë eurosh të De Zerbit, por italiani nuk është i vetmi kandidat për këtë rol.

Bayern ka prioritet Xabi Alonson, por ish-reprezentuesi spanjoll duket se do të qëndrojë në Bayer Leverkusen edhe për një sezon, prandaj kampioni gjerman ka kontaktuar me De Zerbin.

Gazetari Christian Falk raportoi më herët në mars se drejtori i ri i Bayern, Max Eberl, e sheh De Zerbin si një opsion “shumë interesant”.

Sipas “Bild”, Bayern Munich dëshiron të arrijë një marrëveshje me një trajner të ri deri në muajin maj për të planifikuar sezonin e transferimeve verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat