Lautaro i përgjigjet legjendës kuqezi

Futboll

Lautaro i përgjigjet legjendës kuqezi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:10
Pamje nga një ndeshje

Goditje dhe përgjigje mes Billy Costacurta dhe Lautaro Martinez. Ish-mbrojtësi i Milan, aktualisht komentator i “Sky”, pas eleminimit të Interit nga Atletico e Madridit në Champions, ishte shprehur;

“Nga Lautaro prisja më shumë, por edhe në Botëror nuk bëri mirë.

Më vjen të mendoj se në ndeshje të caktuara nuk ia del të shfaqet si duhet, siç besoj se i ka mundësitë. Në Europë duhet një mentalitet dhe një vendosmëri ndryshe në krahasim me Serie A”.

Në distancën e thuajse 10 ditëve nga ajo deklaratë e Costacurta, Lautaro shfrytëzoi një intervistë për të dhënë edhe ai pikëpamjen e tij, teksa u shpreh:

“Besoj se Costacurta kishte thënë që nuk luaja mirë në ndeshjet e rëndësishme dhe kjo nuk është e vërtetë.

Të shënosh një gol në gjysmëfinalen e Champions League kundër Milan, një ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e të dy klubeve, as kjo nuk vlejti? E ftoj ta rishikojë atë gol. Dhe jo vetëm atë, por edhe shumë ndeshje të tjera.

Te Interi po përjetoj një moment shumë të bukur dhe jam i lumtur që bëj historinë siç ka ndodhur me shumë argjentinas të tjerë në të kaluarën.

Duke punuar ditë pas dite shpresoj se do të vazhdojmë këtë rrugëtim për t’ju dhuruar tifozëve tanë gëzime të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat