Gabimet që lanë të shtangur Kosovën në Budapest!

Futboll

Gabimet që lanë të shtangur Kosovën në Budapest!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 mars 2024 Në ora: 18:23 Përditësuar në ora: 20:52 më 26.03.2024
Pamje nga ndeshja

Kosova pëson humbje

Hungaria ka shënuar fitore në miqësore, me rezultat 2:0 ndaj kombëtares së Kosovës.

Në një atmosferë të zjarrtë në “Puskas Arena” në Budapest, futbollistët e Kosovës treguan angazhim e lojë të mirë ndaj Hungarisë.

Hungaria - Kosova 2:0

Stadiumi “Arena Puskas” në Budapest.
Gjyqtar: O. Hategan  (Rumania),
Shënues: Szoboszlai  (58'), Nagy (86').
Kartona të verdhë. Rrahmani, Aliti, Berisha, Hadërgjonaj, Vojvoda.
Hungaria: Dibusz, Lang, Dardai, Szalai, Bolla (Nego 68'), A. Nagy (Schafer 46'), Styles (Vansca 84'),  Z. Nagy,  Gazdag (Kleinheisler 46'), Szoboszlai dhe Adam (Varga 46'). 
Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Rrudhani (Hadërgjonaj 71'), Idrizi (Loshaj 83'), V. Berisha (Rrahmani 83'), Zhegrova (Bytyqi 64'), Muslija (Celina 64'),, Rashica dhe Muriqi i(Rashani 64').

Dorën në zemër në bazë të asaj që treguan në fushë, Kosova të paktën e ka merituar një barazim ndaj  Hungarisë.

Pjesa e parë i takoi Dardanëve ndërsa në të dytën vendasi disi më të rrezikshëm dhe shënuan golin e parë nga një gabim i futbollistit Blendi Idrizi.   

Në minutën e 9-të, Edon Zhegrova nga rreth 15 metra dërgon goditje të fortë dhe lojtari Lang me kokë e dëboi topin në korne, duke shpëtuar portën e tij.

Bolla nga rreth 17 metra godet fortë por Muriç me maje të gishtërinjve e dëboi në korne në minutën e 50-të. 

1:0 për Hungarinë në minutën e 58-të. Idrizi humbi një top në gjysmën e fushës së vet dhe Schafer për bukuri asistoi te Dominik Szoboszlai i cili ka shënuar nga afërsia për 1:0.

Në minutën e 70-të, Fidan Aliti shpërdoroi një rast të mirë, i cili nga afërsia gjuajti mbi portën.

Në minutën e 86-të, mbrojtja e Kosovës pothuajse e përgjumur e Zsolt Nagy me goditje të fortë e nga afërsia shënoi për 2:0.

Gabimet që lanë të shtangur Kosovën në Budapest!!

Selektori i ri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, pas fitores në debutim me 1:0 ndaj Armenisë, sonte njoftohet me humbjen e parë me 2:0 nga Hungaria.

Hungaria fiton

(E plotësuar): - 90' Kosova po mposhtet me gabimet e veta.

86' Zsolt Nagy shënomn për 2:0.

85' Pesë miniuta deri në fund.

82' Kosova nuk po duket e rrezikshme në repartin sulmues.

80' Pak shpresa për Kosovën.

75' Kosova po e ndjen presionin.

Hungaria - Kosova 2:0

Stadiumi “Arena Puskas” në Budapest.
Gjyqtar: O. Hategan  (Rumania),

Shënues: Szoboszlai  (58'), Nagy (86').

Kartona të verdhë. Rrahmani, Aliti, Berisha, Hadërgjonaj.

Hungaria: Dibusz, Lang, Dardai, Szalai, Bolla (Nego 68'), A. Nagy (Schafer 46'), Styles (Vansca 84'),  Z. Nagy,  Gazdag (Kleinheisler 46'), Szoboszlai dhe Adam (Varga 46'). 
Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Rrudhani (Hadërgjonaj 71'), Idrizi (Loshaj 83'), V. Berisha (Rrahmani 83'), Zhegrova (Bytyqi 64'), Muslija (Celina 64'),, Rashica dhe Muriqi i(Rashani 64').

74' Kosova e kërkon golin e barazimit.

70' Lojë e mirë. Fidan Aliti shpërdoroi një rast të mirë, duke gjuajtur mbi portën. 

66' Zsolt Nagy pati mundësi të mirë por me fat Kosova.. 

65' Atmosferë e zjarrtë në Budapest.60' Kosova në presion.

58' 1:0 për Hungarinë.Idrizi humbi një top në gjysmë fushën e vet e Schafer për bukuri asistoi te Dominik Szoboszlai i cili ka shënuar për 1:0.

55' Rivalitet i madh në fushë.

52' Hungaria ka shtuar presionin.

50' Rezultati 0:0. Bolla nga rreth 17 metra godet fortë por Muriç me maje të gishtërinjve e dëboi në korrne.

48' Shpresojmë se Kosova do të luajë edhe pjesën e dytë si në të parën.46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Kosova po lufton për të shënuar.

42' Mbrojtj e Kosovës e ka amortizuar sulmin e Hungarisë.40' Kosova po lufton si burrat.

35' Kosova më e mirë por pa finalizim.

32' Hungaria po has në lojë të fortë të Kosovës.

30' Edhe më tej baras (0:0):

28' Kosova po tregon angazhim të mahd në Budapest.25' Kosva ka shtuar presionin.

20' Kosova më kërkuese.

17' Kosova po tregohet energjike.

12' Nuk ka ende gola.

9' Edon Zhegrova nga rreth 15 metra dërgon goditje të fortë dhe lojtari Lang me kokë e dëbon topin në korrne.

8' Kosova në presion të Hungarisë.

5' Ndeshje e baraspeshuar.

3' Lojë e mirë.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Rashkaj: Hungaria test real, Foda të përmirësojë këtë aspekt

Anel Rashkaj foli rreth situatës së Kosovës në një lidhje direkte me emisionin “Dardanët” në SuperSport 3. Ish-kapiteni komentoi trajnerin e ri dhe ndryshimet që u panë te Kosova te miqësorja e fituar ndaj Armenisë.

Sot është një test më i vështirë, përballë Hungarisë në “Puska Arena”. Duel të cilin Rashkaj e cilëson si prova e vërtetë për skuadrën e drejtuar nga Franco Foda.

“Kemi qenë në situatë të vështirë kohët e fundit. Është herët për të thënë diçka më shumë rreth lojës tonë, por jemi optimistë për trajnerin e ri. Ka përvojë, ai ka drejtuar edhe Austrinë më parë.

Sfida me Armeninë? Kishte aspekte pozitive në lojën tonë, edhe pse është herët për të folur. Trajneri nuk ka pasur shumë kohë, por kemi parë disa lëvizje pozitive taktikisht.

Sonte do të jetë testi i madh, sepse Hungaria është shumë e fortë. Duhet të kemi pak durim me trajnerin e ri, është ende në hapat e parë. Kemi parë gjëra pozitive, ndërkohë që sonte na pret një ndeshje e vështirë.

Kundër Armenisë nuk i shfrytëzuam hapësira në mënyrën më të mirë. Hungaria është Kombëtare e fortë, kanë kualitet, nuk duhet t’u dhurojmë hapësirat që i lamë Armenisë.

Në futbollin modern loja nuk mund të bazohet tek një individ, duhet të funksionojë ekipi në të dy fazat e lojës. Kosova ka lojtarë të mirë dhe të kualitetit të lartë në aspektin individual. Në aspektin e skuadrës kemi pasur probleme në aspektin taktik, ky është problemi ynë.

Kualitete kemi, por duhet të funksionojë grupi. Ekipi të tregojë zemrën dhe të shfaqet si ekip i vërtetë nëse duam të kualifikohemi në kompeticione si Botërori apo Europiani”, u shpreh ish-kapiteni i dardanëve.

Foda modifikon mbrojtjen dhe mesfushën

Publikohen formacionet e Hungari-Kosovë. Franco Foda debutoi me fitoren 0-1 përballë Armenisë në pankinën e dardanëve, ndërkohë që sonte zhvillohet miqësorja e radhës.

Duel që do të transmetohet live në SuperSport 3 (19:00). Kosova vjen me tri ndryshime krahasuar me përballjen me armenët.

Blendi Idrizi do e nisë nga minuta e parë në mesfushë në vend të Florian Loshajt, ndërkohë që tekniku gjerman konfirmon lojtarët e ofensivës.

Ndryshime dhe në prapavijë, repart ku rikthehen titullarë kapiteni Amir Rrahmani në qendër dhe Donat Rrudhani në të majtë.

Respektivisht në vend të Lumbardh Dellovës dhe Leart Paçaradës.

Hungari – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë sonte, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale në miqësoren ndaj Armenisë. Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë.

Te “Dardanët” ka disa ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar. Në 11she është rikthyer kapiteni, Amir Rrahmani, teksa sonte startojnë edhe Donat Rrudhani e Blendi Idrizi.

 

Kosova gati

Kosova kërkon fitoren e dytë radhazi.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Hungarinë!

Kosova kërkon që të vazhdojë sot ecurinë pozitive me trajnerin Franko Foda në drejtim, teksa përballet në një miqësore në Budapest me Hungarinë.

Pak ditë pas fitores minimale 1-0 ndaj Armenisë, “Dardanët” duan që të regjistrojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të vijuar një rrugëtim të mirë të nisur me tekniku, i cili po rindërton edhe një herë ekipin pas një edicioni të kualifikuesve të Europianit që nuk shkoi siç mendohej.

Formacionet Hungaria - Kosovë! Dardanët synojnë fitore

Përballja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet sonte (19.00) në stadiumin “Arena Puskas” në Budapest.
Miqësorja e radhës për Kosovën.

Pas fitores në Yerevan me 1:0 ndaj Armenisë, sonte synojnë triumfin e radhës në Budapest nën drejtimin e selektorit të ri Franco Foda.

Hungaria - Kosova

Stadiumi “Arena Puskas” në Budapest.
Gjyqtar: O. Hategan  (Rumania),

Hungaria: Dibusz, Lang, Dardai, Szalai, Bolla, A. Nagy, Styles,  Z. Nagy,  Gazdag, Szoboszlai dhe Adam. 

Kosova: Muriç, Vojvoda, Am. Rrahmani, Aliti, Rrudhani, Idrizi, V. Berisha, Zhegrova, Muslija, Rashica dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat