Foda modifikon mbrojtjen dhe mesfushën

Futboll

Foda modifikon mbrojtjen dhe mesfushën

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:41
Foda dhe Kosova

Publikohen formacionet e Hungari-Kosovë. Franco Foda debutoi me fitoren 0-1 përballë Armenisë në pankinën e dardanëve, ndërkohë që sonte zhvillohet miqësorja e radhës.

Duel që do të transmetohet live në SuperSport 3 (19:00). Kosova vjen me tri ndryshime krahasuar me përballjen me armenët.

Blendi Idrizi do e nisë nga minuta e parë në mesfushë në vend të Florian Loshajt, ndërkohë që tekniku gjerman konfirmon lojtarët e ofensivës.

Ndryshime dhe në prapavijë, repart ku rikthehen titullarë kapiteni Amir Rrahmani në qendër dhe Donat Rrudhani në të majtë.

Respektivisht në vend të Lumbardh Dellovës dhe Leart Paçaradës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat