Spektakël në Madrid, Spanja - Brazili 3:3

Futboll

Spektakël në Madrid, Spanja - Brazili 3:3

Nga: K.G. Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:24
Pamje nga ndeshja

Spanja - Brazili, një miqësore që dhuroi spektakël në stadiumin "Santiago Bernabéu" në Madrid. 

Gjashtë gola të shënuar dhe një barazim me rezultat 3:3 në çastet e fundit mes Spanjës dhe Brazilit.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.

Rodri në minutën e 12-të e Olmo në atë të 20-tën shënuan për epërsinë e Spanjës. Rezultati 2:0 u shkri shpejt nga brazilianët falë golave të Rodrygos (40') e Endrick (50').

Një penallti e akorduar në minutën e 87-të. 

Rodri shënoi nga penalltia për epërsinë e Spanjës me rezultat 3:2.

Në minutën e 90+5, Paqueta nga penalltia e barazoi rezultatin 3:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat