Shiten biletat për sfidën Fiorentina-Milan

Futboll

Shiten biletat për sfidën Fiorentina-Milan

Më: 28 mars 2024 Në ora: 19:12
Pamje nga një ndeshje

“Artemio Franki” i plotësuar deri në fund, shiten biletat për sfidën Fiorentina - Milan!

Tani është zyrtare. Stadiumi i Firenzes do të jetë i mbushur plot me tifozë për ndeshjen Fiorentina-Milan.

Këtë e konfirmoi edhe vetë klubi violë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nisur edhe një mesazh falënderimi për rreth 33 mijë tifozë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e mbrëmjes së të shtunës në “Artemio Franki”.

“Pasioni ynë. Fansat kanë bërë diferencën! Falenderojmë nga zemra të gjithë! Forza Viola!” – Shkruhet ndër të tjera në postimin e Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat