Pioli flet për të ardhmen e tij

Futboll

Pioli flet për të ardhmen e tij

Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:59
Pioli e Inzaghi

Stefano Pioli zbuloi se kur do të njoftoj planet e tij të së ardhmes me Milanin, por edhe hendekun e skuadrës me liderët e ligës, Interin. 

Kuqezinjtë kanë qenë në formë të mirë që nga dhjetori, duke humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, një ecuri që i vendos ata të dytit në tabelë. Me sigurimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, klubi tani mund të kalojë fokusin në Ligën e Evropës, ku do të përballet me Romën në çerekfinale.

Pioli ka qenë figura e shumë kritikave këtë sezon dhe një listë e gjatë e zëvendësuesve të mundshëm te Milani është publikuar nga mediat muajt e fundit, duke përfshirë Thiago Motta të Bolognës, Roberto De Zerbi të Brighton dhe Antonio Conte pa ekip.

Duke folur në një konferencë shtypi, Pioli fillimisht diskutoi nëse diferenca prej 14 pikësh me Interin ishte e vërtetë.

“14 pikët janë reale, sepse nuk mund ta ndryshojmë tabelën. Ata patën një sezon të jashtëzakonshëm, ndërsa ne, sidomos në një muaj, nuk arritëm të merrnim disa fitore të tjera. Në dy-tre muajt e fundit kemi qenë një ekip shumë konkurrues, duhet të vazhdojmë kështu deri në fund”, ka thënë fillimisht Pioli.

Ai foli për intervistën e drejtorit ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlanit për Gazzetta dello Sport dhe nëse një ndeshje specifike mund të ndryshojë fatin e klubit këtë sezon.

“Jo, ka 10 ndeshje në ligë dhe shpresoj 5 në Ligën e Evropës, të cilat do të jenë të gjitha të rëndësishme.

Më e rëndësishmja ndërkohë është ndeshja e nesërme. Në këto dy javë, mbi të gjitha, ju flisni shumë për të ardhmen, e keni bërë edhe gjatë gjithë sezonit…”.

“Por, nuk duhet të mendoj për të ardhmen, duhet të mendoj për të nesërmen dhe këto 60 ditë për ta bërë këtë sezon sa më pozitiv. Deri më tani, këto janë gjykime të pjesshme dhe jo të plota”.

“Në fund të sezonit, do t’ju them se çfarë do të doja të bëja dhe çfarë jo vitin e ardhshëm. Nuk po mendojmë për derbin apo Juventusin, por për Fiorentinën”, përfundoi trajneri i Milanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat