Interi gati të heqë dorë nga Bastoni, por vetëm për 70 milionë euro

Futboll

Interi gati të heqë dorë nga Bastoni, por vetëm për 70 milionë euro

Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:09
Alessandro Bastoni

“Gazzetta dello Sport” në numrin e sotme i ka dedikuar një hapësirë edhe të ardhmes së Alessandro Bastoni, i cili ka spikatur si tek Interi, ashtu dhe në Kombëtaren italiane.

Drejtuesit e Interit mund të heqin dorë prej tij vetëm nëse do të vijë një ofertë më e lartë se 70 milionë euro.

Bastoni ndiqet nga emra të mëdhenj në Premier League, ndërkohë që kontrata e tij me zikaltrit është rinovuar verën e kaluar dhe është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Interi mund të heqë dorë nga Bastoni ose Dumfries gjatë verës, pasi kërkon të rregullojë bilancin e saj, që vijon të mbetet negativ, pavarësisht rezultateve të mira që ka arritur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat