Befason Arteta: Por nuk kam zgjedhje

Futboll

Befason Arteta: Por nuk kam zgjedhje

Më: 29 mars 2024 Në ora: 17:20
Mikel Arteta

Prej disa kohësh ka qenë i padyshimtë dhe i njohur vlerësimi i Mikel Artetas, trajneri aktual i Arsenalit për Pep Guardiolan, trajner i rivalëve të Manchester Cityt.

Trajneri i Topçinjve vazhdon ta përsërisë këtë publikisht edhe për shkak të periudhës së kaluar te Citizens si ndihmës i Pep:

“Admirimi im për të nuk ka ndryshuar kurrë”, shpjegoi ai gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes mes dy klubeve.

“Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë: më pëlqeu të punoja me të dhe për këtë arsye mendimet e mia për të nuk do të ndryshojnë kurrë.

“Nëse do të kisha zgjedhje, në fakt, do të preferoja të përballesha për titullin e Premie League me ndonjë trajner tjetër përveç tij. Por ne të dy duam të fitojmë dhe ne garojmë për ta bërë këtë.

“Ndeshja e nesërme në fakt është një garë shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për ata, duke qenë se në rast fitoreje do të ketë një shtytje të madhe drejt fundit të sezonit.

“Kjo nuk është diçka e vogël duke pasur parasysh numrin e ndeshjeve që mbeten ende para fundit të kampionatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat