Xhixha feston me gol titullin në Azerbaxhan

Futboll

Xhixha feston me gol titullin në Azerbaxhan

Më: 29 mars 2024 Në ora: 18:32
Qarabag

Skuadra e Redon Xhixhës, Qarabag fitoi ndeshjen e javës së 28 në Azerbaxhan ndaj Kapaz me shifrat 1-6, duke siguruar matematikisht titullin kampion, me golin e gjashtë që erdhi pikërisht nga këmbët e futbollistit shqiptar.

Ndjekësja më e afërt është Neftci Baku me 43 pikë, por tashmë në lojë nuk janë më pikët për ta parakaluar.

Një titull i veçantë edhe për ish-sulmuesin e Tiranës që u transferua te Qarabag në janarin e vitit 2023.

Në këtë sezon, Xhixha është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit duke shënuar dy gola si dhe një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat